Seanca e radhës në Kuvend/ Balla: Do të ketë mocion debati ku do të thuhen të vërteta të mëdha

Shqipëria

Seanca e radhës në Kuvend/ Balla: Do të ketë mocion debati ku do të thuhen të vërteta të mëdha

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 11:26
Taulant Balla

Foltorja nuk mund te merret peng e te bllokohet nga askush për axhenda që nuk kanë të bëjnë me jetën e përditshme parlamentare.

Siç jeni në dijeni ditën e enjte kemi përcaktuar me vendim të seancës së kuvendit për të mbajtur një mocion me debat dhe besoj se të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatitën më së miri për ta shfrytëzuar këtë moment për një komunikimin me qytetarët shqiptarë dhe shpresoj të mos gjendemi me kërkesa të tjera procedural që pengojnë mbajtjen e këtij mocioni me debat, do të ketë një diskutim dhe çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë, këtu kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave sepse ju e dini që rregullorja e Kuvendit I bashkon në një debat të vetëm të gjitha çështjet.

Secili duhet ta ushtrojë kohën në funksion të komunikimeve me publikun. Grupi parlamentar i PS mezi po e pret këtë për të zhvilluar disa çështje dhe të vërteta  të mëdha

Vendimi i GJK për Olta Xhaçkën ka mbërritur të premten në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk jam unë që vendos nëse do të shqyrtohet apo jo, data 2 është e përcaktuar. Unë e kam thënë në një komunikim të kahershëm me ju, ne kemi detyrimin ti shqyrtojmë ato pika që ka ngritur si shqetësim presidenti i republikës dhe do të merren në konsideratë dhe komunikimi me të është i rëndësishëm. Megjithatë nuk vendos unë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat