Një punonjës i policisë rrugore ka dalë në një komunikim për mediat lidhur me aksidentin e rëndë ku u përfshi një autobus dhe disa makina në Tiranë duke thënë se pritet të përfundojnë hetimet për të dhënë në verdikt final.
Sipas tij, drejtuesit e automjeteve të përfshirë po hetohen për testin e alkoolit, ndërsa shtoi se ka vend për dyshime se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia.
“Në lidhje me shkaqet është shpejt për të dalë në përfundim por në vijim sa më parë që të kemi një verdikt në lidhje me shkaqet e aksidentit do t’ju bëjmë me dije. Sic e shihni jemi në proces disa drejtues mjeti po kontrollohen dhe po testohen për nivelin e alkoolit ndërsa drejtuesit që janë ambientet e spitalit sapo të mbarojmë me ndihmën e parë do të testohen për alkool. Dëmet janë të konsiderueshme dhe ka vend për të dyshuar për shpejtësi, por jemi akoma në hapat e parë të hetimit të ngjarjes dhe nuk mund të japim një verdikt final.
Aksidentet rrugore janë gjithëpërfshirëse dhe nuk ka të bëjë me shkakun se është aksidenti i dytë ku përfshihet një autobus, sigurisht që nëse do të ketë përgjegjësi të gjithë drejtuesit do të mbajë përgjegjësi sipas ligjit. Nuk mund të jap një koment sepse jemi shumë herët”, tha një punonjës policie.