Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, deputetja e PD: Më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës

Shqipëria

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, deputetja e PD: Më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 13:32
Deputetja demokrate Jorida Tabaku

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze në Podgoricë.

Përmes një postimi në Twitter, Tabaku shkruan se “më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës se sa të zbatuara në shërbim të qytetarëve” dhe se “në këtë ekuacion fiton propaganda dhe jo qytetari”.

“Një tjetër takim i qeverisë shqiptare me të rajonit, nën frymëzimin e firmosjes së marrëveshjeve pa i zbatuar ato. Më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës se sa të zbatuara në shërbim të qytetarëve.

Prandaj në këtë ekuacion fiton më shumë propaganda dhe jo qytetari, duke e kthyer politikën kokëposhtë; nga politika për qytetarët tek politika për propagandën”, shkruan Tabaku në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat