Në konferencën e përbashkët me gazetarët në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama tha se në nismën e Ballkanit të Hapur nuk ka “as kinezë dhe as rusë”.
“Mos kërkoni asnjë lloj dore të fshehtë në nismën e Ballkanit të Hapur, mos shihni as kinë, as rusë, madje as gjermanë. Është nismë e jona për të jetësuar parimet dhe objektivat e procesit të Berlinit.
Kur ishim në samitin e Berlinit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, rifirmosën gjëra që kishin firmosur më parë. Nuk pashë asnjë marrëveshje që nuk kishim firmosur më parë në Ballkanin e Hapur.
Është thjeshtë kalimi nga një ditë ku vjen kancelari dhe bëhet një diskutim mbi ku jemi dhe ku duam të shkojmë. Kush do të shohë kinezë dhe rusë, është i lirë t’i shohë, nuk ka asnjë problem”, tha Rama.