Policët malazez dhunuan ish-zyrtarin Petraq Milo, Abazoviç: I kam kërkuar falje profesorit

Shqipëria

Policët malazez dhunuan ish-zyrtarin Petraq Milo, Abazoviç: I kam kërkuar falje profesorit

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 15:00
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç në konferencën për shtyp ka folur për dhunën e ushtruar nga policët malazez ndaj ish-zyrtarit Petraq Milo pak ditë më parë.

Abazoviç i ka kërkuar falje publikisht profesorit Petraq Milo, i cili u dhunua nga policët malazezë në kufirin mes dy Shqipërisë e Malit të Zi.

“Më vjen keq që ka ndodhur ky incident, i kam kërkuar falje profesorit. Kushdo që vjen në Mal të Zi është mëse i mirë se ardhur, nuk kam qejf që të politizohet kjo çështje, ka të bëjë me një moment që ka qenë katastrofal, e ftoj profesorin të vij. Atë ditë kur ka ndodhur ky incident dhe çdo ditë me mijëra njerëz kalojnë kufirin pa kurrëfarë problemi.

Ata njerëz që kanë përgjegjësi për çka ka dodhur, do të dënohen, ne ligjn do ta zbatojmë. Profesori nuk e ka prishur radhën, mirëpo ka ndodhur se është bërë viktimë e tërë këtij incidenti, mua më vjen shumë keq. Ato pamje nuk kanë për t’u përsëritur”, deklaroi Abazoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat