3 Marsi do jetë protestë e dhunshme, flet Berisha

Shqipëria

3 Marsi do jetë protestë e dhunshme, flet Berisha

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 20:13
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në degët 1, 3 dhe 4 në kryeqytet.

Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha tha se protesta e 3 marsit, është një mënyrë për t’i bërë të qartë këtij regjimi se monizmi ka mbaruar dhe se do të bëhet gjithçka për rrëzimin e tij, përfshirë edhe mosbindjen civile.

“Protesta, ngjarje e rëndësishme për revolucionin. me anë të saj duam t’i demonstrojmë regjimit që i bazuar në krim drogë e vjedhje ka vendosur monizmit, duam t’i demonstrojmë se në asnjë rast nuk do pajtohemi me monizmim e tij e do bëjmë gjithçka për të përmbysur atë.

Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin”, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat