Policia greke ka arrestuar një shqiptar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, forcat e saj kanë ndaluar në një pyll në afërsi të kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e Kosturit, një-23 vjeçar me shtetësi shqiptare i cili po transportonte dy thasë me 51 kg kanabis.
Menjëherë është bërë i mundur ndalimi i tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy telefona celularë dhe shuma prej 2000 lekë shqiptare.
Dyshohet se 23-vjeçari do ta transportonte kanabisin në një zonë të sigurt, prej nga ku do të merrej prej trafikantë të tjerë me destinacion tregun e narkotikëve të Athinës. 23-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.