Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti në një intervistë për Panorama TV ka folur dhe për protestën e datës 3 mars, të thirrur nga opozita.
Sipas saj, “duke parë situatën ekonomike e politike, opozita është i vetmi instrument që qytetarët mund të gjejnë mbëshetje për hallet që kanë. Data 3 ëshë kompleks gjërash që nga situata ku ndodhet parlamenti, heqja e fjalës, mos pranimi i debatit nga kryeministri për çështjen Mc Gonigal. Kemi një vendim gjykate që jepet në datën 3, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa të drejtën tonë legjitime që e kemi marrë vjet në gjyq.
Protesta në datën 3 për të mbushur sheshin e për t’i treguar kryeministrit që opozita e qytetarët janë këtu e kanë 1001 halle për të protestuar. Protestat kanë qenë paqësore se s’kemi ndërmend të shkaktojmë dhunë për të trembur njerëzit apo qytetarët. Qytetarët janë shumë të revoltuar me këtë qeveri e do duan të protestojnë në mënyrë të vazhdueshme, protestat tona do jenë deri në momentin kur te arrijme qellimin tone, ndoshta mund të kemi e zgjedhje të parakohshme ose të detyrojmë qeverinë të reagojë“.
E pyetur nëse gjykata nuk merr një vendim në favor të PD, Koti tha se kjo parti do garojë në zgjedhjet e 14 majit me logon e një koalicioni të përbashkët.
“Gjithkush e di që ne jemi shumicë se e treguam dhe në zgjedhejt e 6 marsit, me organizimin e strukturave, anëtarësinë e PD së Rithemelimit, ne jemi partia bazë këtu ku jemi të gjithë, një pjesë shumë e vogël është distancuar kundrejt PD zyrtare. Nuk po e bëjmë protestën për gjykatën ka provat e faket të gjitha në dosjet është thjesht regjistrimi i vendimit të marsit për t’i dhënë të drejtën PD.
Ne e kemi vërtetuar që jemi shumicë dhe gjykata duhet të japë vendimin e drejtë.
Gjykata s’ka të drejtë të marrë shqyrtim kërkesën e Alibeaj se s’ka qenë palë në gjykim, nëse do merret vendim kundra nesh është jo legjitim, do jetë vendimmarrje që nuk bazohet në asnjë dokument e në shkelje të plotë të lgjeve dhe nëse gjyqi do shtyhet, PD sic ka kohë që garon me aleanca e koalicione do bëjë koalicion me aleatët e kjo s’do na pengojë të marrim pjesë në zgjedhjet e 14 majit”.