Tre peshkatarët të cilët mbetën në det të hapur pasi peshkarexha u fundos afër Sazanit kanë mbërritur në Triport të shoqëruar nga policia kufitare.
Kapiteni i anijes Mezan Mezani tregon për mediat momentin e vështirë që kaluan.
Që në momentin që ka prekur tokën ai ka përqafuar policët e Vlorës të cilët i erdhën në ndihmë.
Detaje më të hollësishme priten të japen për rastin.