Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiate, Damian Gjiknuri priti një delegacion miqsh, përfaqësues politik të socialdemokratëve gjerman.
Grupi shoqërohej nga Michael Rüter, këshilltar i SPD e ish-ministër dhe kishte në përbërje Maximilian Schmidt, anëtar i Bordit të kompanisë “Volksëagen” dhe “Continental”; Björn Kufahl, President i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD Gjermane; Jörg Martin Misir, President i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”.
Në një status në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se kjo marrëdhënie e ngushtë synon promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Pata kënaqësinë të mikprisja një delegacion miqsh, përfaqësues politik të socialdemokratëve gjerman. Grupi shoqërohej nga Michael Rüter, këshilltar i SPD e ish-ministër dhe kishte në përbërje Maximilian Schmidt, anëtar i Bordit të kompanisë “Volksëagen” dhe “Continental”; Björn Kufahl, President i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD Gjermane; Jörg Martin Misir, President i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”.