Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi: Fondet shpërndahen pas datës 31 mars kur partitë të sjellin raportin financiar

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi: Fondet shpërndahen pas datës 31 mars kur partitë të sjellin raportin financiar

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:06
Ilirjan Celibashi

Pyetje: Po e lidhni vendimin për fondet me gjyqin e vulës?

Celibashi: Me siguri të plotë se s’ka lidhje fare me çështjen e lidershipit të Partisë Demokratike. Është thjesht një qasje në përputhje të plotë me ligjin. Fondet do i shpërndajnë pas datës 31 mars kur partitë do duhet të sjellin raportin e tyre financiar.

Pyetje: Sa i takon formatit të fletës së votimi, sa kohë kemi konflikt për PD , do ketë fleta e votimit një vend për emrin e kryetarit të partisë?

Celibashi: Po është parashikim i ligjit për t’u shËnuar dhe emri i kryetarit.

Pyetje: Kemi parë sekretin e PS dhe ministrat që s’e ndalin turravrapin që bëjnë inspektime, a është kjo në zbatim të ligjit dhe të frymës që është bërë kodi?

Celibashi: Jemi në proces shqyrtimi të këtyre rasteve gjithsesi e shfrytëzoj rastin që të bëj thirrje institucioneve të ushtrojnë detyrën në kompetencë të ligjit por është e dënueshme nëse këtë aktivitet e kryejnë në shoqërinë e drejtuesve politikë.

Pyetje: Çfarë po ndodh me zbatimin e teknologjisë në zgjedhje në ato bashki ku zbatohet për herë të parë numërimi dhe votimi elektronik?

Celibashi: Procesi po ecën mirë. Këto ditë hapin procedurat prokuruese për shërbimet teknike dhe paisjes. Sa i takon operatorëve ne akoma s’i kemi hapur direkt thirrjet për të ftuar të interesuarit për t’u angazhuar si operator të votimit apo numërimit elektronik.

Pyetje: Zgjedhjet e shkuara kanëë treguar që s’ka pasur operator.

Celibashi: Nëse s’do paraqiten operatorët do bëhet sipas mënyrës tradicionale verifikim në mënyrë manuale dhe do votohet në mënyrë tradicionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat