Marrëdhënie seksuale me dhunë, vrasje e vjedhje, precedentët kriminalë të Hutrës nga viti 2003

Shqipëria

Marrëdhënie seksuale me dhunë, vrasje e vjedhje, precedentët kriminalë të Hutrës nga viti 2003

Më: 1 mars 2023 Në ora: 19:52
Dan Hutra

Policia e Shtetit kapi dhe arrestoi pak minuta më parë autorin e disa masakrave të ditës së sotme në Tiranë, Dan Hutra.

Hutra u arrestua në Landfillin  e Sharrës pas disa orësh kërkime. Në vendin e arrestimit u gjet dhe sekuestrua edhe arma e krimit.

Autori dyshohet se ka vrarë 3 gra dhe 3 plagosur 3 të tjera në 3 zona të ndryshme të kryeqytetit brenda ditës.

Ai është një person me precedentë të theksuar kriminal, ndërsa krimet e tij fillojnë nga viti 2003 dhe përfundojnë pas 20 vitesh.

Precedentët:

Dan Riza Hutra, arrestuar:

dt 20.05.2003 nga Komisariati i Policise Devoll per vepren penale “ Mardhenie seksuale me dhune”.

Ne dt 10.12.2007 eshte ndaluar per vepren penale “Vrasje”, e demtuar Dafina Havalja.

Ne dt 07.12.2021 eshte arrestuar per vjedhje banesash me DVP Durres.

Ne dt 01.02.2022 arrestuar nga DVP Durres per tentative vjedhje banese.

Ne dt 16.06.2022 arrestuar nga Komisariati i Policise nr.5 per dhune ne familje, e demtuar Elena Hysa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat