LIVE/ Berisha-Ramës: Je nën hetim, ke kryer krim – Kryeministri përgjigjet mbi çështjen McGonigal

Shqipëria

LIVE/ Berisha-Ramës: Je nën hetim, ke kryer krim – Kryeministri përgjigjet mbi çështjen McGonigal

Më: 2 mars 2023 Në ora: 08:19 Përditësuar në ora: 12:48 më 02.03.2023
Edi Rama

Berisha plas deklaratën e fortë: E gjithë qeveria nën hetim, u kanë përgjuar e-mailet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë mocionit me debat për çështjen “McGonigal”, se e gjithë qeveria shqiptare është nën hetim nga autoritetet amerikane. Berisha tha se kryeministri Rama dhe personat e lidhur me të janë mbajtur të gjithë nën përgjime.

Ish-kryeministri theksoi se nga përgjimet e e-maileve, dhe telefonave janë zbuluar veprimtaritë e paligjshme të zyrtarëve të qeverisë.

“Shqiptarët e panë se këtu, pak kohë më parë, personi që i lëshoi karrigen McGonigalit, foli si kufomë e pakallur.

Foli kështu dhe iku si hije sepse ka kryer krime shumë të rënda. sepse, siç thotë e respektuara ‘Washington Post’, që ai në një dalje televizive e quajti gazetën më serioze, McGonigal dhe Edi Rama ishin të zhytur gjer në grykë në veprimtari sekrete. Në veprimtari të paligjshme.

Unë nuk kam fakte të zbërthej të gjithë veprimtarinë e tyre, kam besim se kjo gazetë ndër më autoritarët, ka informacion për llumin e McGonigal dhe Edvin McGonigalit.

Doli këtu se mendoi se duke lexuar, sipas tij, aktakuzën, do mund të mashtronte shqiptarët.

Unë dua të informoj shqiptarët se ka dy dokumente zyrtare të drejtësisë së SHBA. Njëri daton në shtatorin e vitit që kaloi. Ai është një vendim gjykate, për të hetuar çdo gjë rreth Edi Ramës. Për të hetuar çdo telefonatë, çdo SMS, çdo email, çdo lloj komunikimi që ai ka pasur me cilindo në botë.

Por, ky urdhër u përfshinë të gjithëve ju: të hetohen të gjithë ministrat e qeverisë dhe çdo njeri tjetër. Pra, jeni të gjithë të hetuar. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe çdo person i lidhur me të, përfshirë dhe jo kufizuar, kryeministrin e Shqipërisë. Pra, secili prej jush jeni nën hetim, ndaj më mirë mendoni se nuk do shpëtoni.

E pamundur që ju në të gjithë ato komunikime, të mos keni kryer vepra të përbashkëta me Edi Ramën”, tha Berisha.

“Ju presim më 14 maj për të na mundur”, Rama-opozitës: Vijoni në rrugën drejt ‘revolucionit’

Kryeministri i vendit, Edi Rama në fund të fjalës në Kuvend tregoi se çfarë e ndanë atë nga opozita dhe cili është vizioni i tij për Shqipërisë.

Ai tha se detyra e tij kryesore dhje më e madhja është të drejtoje vendin, ndërkohe opozitë i kujtoi revolucionin e shumëartikuluar nëpër tumbimet.

“Këtu rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër: unë me punët e mia si kryeministër i Shqipërisë ju me revolucionin,  tërheqjen zvarrë, baltosjen sime dhe atyre rreth meje, dhe baltosje së shqiptarisë, narko-shtet, fole e mafias më të rrezikshme planetare regjim komunist, fashist, gënjeshtra me bisht, lidhur bisht pas bishti deri te bishti i kalit  të lirisë.

Ai kalë është  vetmja qenie që meriton respektin  tim në gërshetin e bishtave të revolucionit. Ju presim më 14 maj, për të na mundur më keq seç na keni mundur  në këto nëntë muaj. Suksese në jetë”, tha Rama, ndërsa pas fjalimit u larguar nga seanca plenare.

Interpelanca për McGonigal, Rama përgjigjet për “14 herët”

Kryeminsitri Edi Rama jep sot përgjigje në inteperlancën për cështjen ‘McGonigal”. Ndërsa e konsideroi këtë mocion, si më absurdin në historinë e Kuvendit, Rama lexoi ‘14 herët’ që përmendet janë të sakta, apo fakt, por nuk ka asnjë krim apo implikim të tij.

“Përsëritet e përsëritet që kryeministri Rama është përmendur 14 herë në dosje, sikur po flitej për 14 akuza. Por ç’thuhej. Personi B ishte këshilltar jozyrtar i kryeministrit të Shqipërisë. E vërtetë, Dorian Duçka, ka qenë këshilltari im në atë kohë. Hera e dytë, më 9 shtator Personi B takoi McGonigalin me Kryeministrin Rama. Shumë e saktë, është fakt. Pyetja është ku është krimi apo kompromentimi në kë fakt.

Hera e tretë. McGonigal paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të kishte kujdes nga lidhur me shoqëritë ruse. Ky është fakt, ish-shefi i kundërinteligjencës në Nju Jork më ka thënë që të jemi të kujdeshëm lidhur me shoqëritë ruse. Ku është kompromentimi apo krimi?

Hera e katërt. Edhe kjo është shumë e saktë, por çfarë krimi është dhënia apo marrja e dhuratave simbolike që shkëmbehen rëndom kur bëhe vizita. Në rastin konrekt, kur vizitova zyrtar e FBI-së më dhuroi një kapele. E ka edhe sot tek zyra ime. Shefi i inteligjencës më tha të kisha kujdes nga kompanitë ruse që mund të përfshiheshin nga persona të tjerë. Edhe kjo është shumë e saktë. Por çfarë krimi është ky kur kur bëhen vizita bëhen shkëmbime dhuratash? Ai më dhuroi një kapele, e kam në zyrë.

Hera e pestë. Po lexoj aktakuzën. Të gjitha ato që thuhen atje janë të sakta, kjo nuk diskutohet. Pas takimit të shtatorit, kemi pasur një marrëdhënie me shefin e FBI. Ku është krimi? Kompromentimi?

Hera e gjashtë. U takua me kryeministrin shqiptar. Pyetja mbetet, krimi dhe kompromentimi ku janë këtu? AKtakuza nuk flet për asnjë bisedë, aktakuza thotë këto që po lexoj unë.

Hera e shtatë, pika 34, faqja 8. McGonigal u takua me mua në 20 nëntor, ku është krimi dhe kompromentimi?
Hera e tetë, në nëntor. E vërteta është se shefi i FBI nuk ma ka thënë kurrë as unë nuk ia kam kërkuar, jo se më ka ardhur zor, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të kryeministrit dhe zyrtarit të lartë. Ku është krimi dhe kompromentimi? Këtu ushqehet një narrativë luçinante dhe qesharake mbi mënyrën si veprojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që brumin e merr unë, okllain nga Carli, drutë nga personi A, tavën nga personi B nga Skrapari.

Hera 13 pika, 58, nuk e di kush është politikani Kosovar, por jam takuar. Bëhet fjalë për taki, po 4 herë, mund ta kisha takuar edhe më shumë se 4. Ku është krimi ?

Hera 14 dhe e fundit, Po e kam takuar, ka ardhur personi B në Shqipëri edhe e kam takuar. Po përtej takimeve ku asgjë e hatashme, as ka ndodhur e as shkruhet në aktakuzë, ajo nuk thotë asgjë zero, as për mua as për qeverinë shqiptare, as për shtetin shqiptar.

Interpelanca për McGonigal, Rama-opozitës: Keni 10 vjet që më “rrëzoni”

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi, ku po përgjigjet për interpelancën për çështjen “Mc Gonoigal” nuk kurseu ironitë ndaj opozitës. Ai tha se kanë hyrë në vitin e dhjetë të betejave të tyre në rrugë, ku e kanë rrëzuar nga pushteti çdo vit.

“Keni hyrë në vitin e dhjetë të rrugës, ku më keni rrëzuar çdo vit. Më keni detyruar të fshehim në 60 herë në Malin e Dajtit.  Ky viti I dhjetë do jetë viti më I madh I fierores tuaj më të madhe elektorale. Do merrni dhe Vlorës dhe Uashingtonin, prandaj u hap rrugë përfundimisht: Ndihem fajtor, madje shumë fajtor, që nuk kam bërë atë që duhet kundër mjerimin të thellë të politikës sonë.

Ai tha se nuk dëshiron të përfshihen në kulturën e zhurmshme të politikës shqiptare, që në thelb nuk përçon asgjë.

“Nuk do ua bëj nderin e përballjes. Rrallë e për mallë, sepse do jem i angazhuar në kurmin e këtij virusi të politikës”, tha Rama.

McGonigal/ Rama përgjigjet në interpelancë: Në SHBA nuk ka asnjë akuzë

Kryeminsitri Edi Rama ka marrë fjalën në seancë plenare, për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi cështjen McGonigal.

“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në një përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHBA që nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konktretisht: Një ish zyrtar i FBI akuzohet për një bashkëpunim të paligjmshëm me oligarkun rus Deripaska. Prokurorët sipas tyre kanë pikasur edhe një sërë shkeljes që lidhet me udhëtimet në vendin tonë, ku në akt akuzë thuhet se ai ka ardhur edhe në Shqipëri dhe është takuar me mua,. Aktakuza thotë se ai nuk i ka deklaruar takimet me mua dhe ka marrë edhe para borxh.

Në aktakuzë gjithashtu flitet edhe për çështjen e hetimeve të parave ruse në PD. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç personit. Kaq janë faktet. Por pavarësisht një hetimi të gjatë që unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, nuk ka asnjë akuzë ndaj meje përveç raportimit korrekt të takimeve me mua”u shpreh Rama ndërsa shtoi se ky është emocioni më absurd në historinë e këtij kuvendi.

“Është mocioni më absurd në historinë e këtij kuvendi, në formën e një marrie konspirative, që edhe në Hollivud do refuzohej si një shthurje delirante. E kam thënë se nuk do furnizoj më me energji zjarrin. Me fjalorin e kësaj luftë të ulët, e kësaj opozitë që vetëm përsërit vet veten. Jam përfshirë me zell e me zjarr dhe jam bërë padashje unë pjesë e asaj masa të errët.

Jemi thjesht një jashtëqitje masive e kombit e ndarë përgjysmë. Mjaft më, ka kaq shumë për të bërë jashtë këtij qerthulli. Shani, shpifni, protestoni sa të doni, por nderin e përballljes me mua duke rrokanisur konkën e miletit s’keni për ta patur më. Po të doni mos u shkulni më kurrë, por s’do me këni më pal
ë.” -vijoi më tej Rama.

Debati për çështjen McGonigal, Berisha-Ramës: Je nën hetim, ke kryer krim

Që në fillim më duhet të theksoj se skena e këtij parlamenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij.

Aty ku është karrigia e kryeministrit, aty qëndron sot Charles McGonigal.

Ai që duhej të ishte aty, është iluziv, sepse i ka hyrë lepuri në bark dhe ka një frikë të tmerrshme nga ajo që i ka bërë vetes së tij.

Atë nuk e zë vendi vend, se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ai sot, mirë është të sillni një barrelë këtu, sepse i ka rënë fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që nuk doli aty, se nuk ka si të paraqitet para shqiptarëve me krimin e shëmtuar transatlantik që ka kryer.
Jam këtu për një seri pyetjesh, janë 13, por duhet të jenë 130, të cilave duhet t’u përgjigjet komisioni hetimor parlamentar. Pa marrë përgjigje këto pyetje, Shqipëria do ketë kaos dhe vetëm kaos.
Përgjegjësia do bjeri mbi atë, që ka ulur sot në vendin e vet, tradhtarin e SHBA, vrasësin me pagesë të opozitës shqiptare, Charles McGonigal.

Është e pashembullt në histori, që një vend partner të rekrutojë kryezbuluesin e një vendi që udhëheq botën e lirë, që udhëheq NATO-n dhe është udhëheqësi kryesor i paqes dhe sigurisë mbi tokë.

Është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion të tij, të gjithë shtetin, për të bërë luftën më monstruoze, më të turpshme kundër pluralizmit dhe opozitës.

Ke kryer krim në SHBA. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA tha se kush paguan punonjësit tanë për interesat e tyre, cenon sigurinë tonë kombëtare.

Ndaj, hiq çdo iluzion, je nën hetim, ke kryer krim. Sa do të mbajë imuniteti diplomatik, por do bëjmë gjithçka që të ta heqim atë.

Ti ke vazhduar me McGonigal sistemin e gjobave 20 përqind që ushtroje me pasion të çmendur.

Berisha nga Kuvendi: Po shkelni Kushtetutën duke mos lejuar komisionin hetimor për aferën Rama-McGonigal

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Kuvendi se maxhoranca po shkel Kushtetutën duke mos lejuar komisionin hetimor për aferën Rama-McGonigal.

Berisha: Po lexoni një nen të rregullores, dhe po shkelni me dy këmbë një nen themelor të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili detyron parlamentin të ngrejë komisionet hetimore, pasi firmosin ¼ e deputetëve të parlamentit.

Deputetët e parlamentit kanë sjellë një Komision Hetimor për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimin direkt të kreut tuaj në rekrutimin, korruptimin e kryeagjentit të FBI si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare

Veprimtaria Rama-McGonigal, dhe veprimtari antiligjore dhe antikushtetuese në të dy vendet, ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigje nga komisioni hetimor parlamentar.

Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë problem të tmerrshëm të krijuar nga një njeri që nuk ka asnjë parim, asnjë ligj, normë apo Kushtetutë përveç interesave të tij personale.

Kemi të bëjmë me një nga aktet më të shëmtuara midis dy vendeve mike dhe partnere, kemi të bëjmë me një nga aktet më më antikushtetuese në një vend ku u përdorën të gjitha mjetet për shkatërrimin e opozitës, ku përdoren të gjitha mjetet për shkatërrimin e opozitës. Kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e FBI dhe të qeverisë për të gjobitur si ordinerë biznesmenë në rrugët dhe klubet e Tiranës dhe Durrësit dhe qyteteve të tjera të vendit.

Nis debati në Kuvend/ Opozita mocion me Ramën për çështjen McGonigal

Kuvendi mban sot mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen McGonigal, të kërkuar nga opozita.

Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion, 350 minuta do jenë për PD, 70 minuta për grupin parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, 80 minuta për ‘Drejtësi dhe Integrim’, 30 minuta për Partinë e Lirisë dhe e njëjta kohë do të jetë në dispozicion edhe për deputetët e PSD.

Ndërsa 9 deputetë të Rithemelimit do të kenë 10 minuta kohë për të folur.

Ish-kryeministri Sali Berisha me një grup të deputetëve të Rithemelimit pritet të rikthehen këtë të enjte, pasi u ka përfunduar afati i përjashtimit, pas seancave të shkuara plot tensione.

Katër deputetë demokratë do të mungojnë sot, pasi u dënuan me përjashtim disa ditë nga seancat plenare. Ata janë Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi.

Seancat e fundit plenare janë përfshirë nga tensioni dhe kaosi, pasi opozita bllokoi foltoren për mos plotësimin e kërkesës që të realizohej mocioni me debat me kryeministrin Rama dhe prezencën e tij fizike në sallë.

Sot opozita debat me Ramën në Kuvend për çështjen McGonigal

Kuvendi mban sot mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen McGonigal, të kërkuar nga opozita.

Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion, 350 minuta do jenë për PD, 70 minuta për grupin parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, 80 minuta për ‘Drejtësi dhe Integrim’, 30 minuta për Partinë e Lirisë dhe e njëjta kohë do të jetë në dispozicion edhe për deputetët e PSD.

Ndërsa 9 deputetë të Rithemelimit do të kenë 10 minuta kohë për të folur.

Ish-kryeministri Sali Berisha me një grup të deputetëve të Rithemelimit pritet të rikthehen këtë të enjte, pasi u ka përfunduar afati i përjashtimit, pas seancave të shkuara plot tensione.

Katër deputetë demokratë do të mungojnë sot, pasi u dënuan me përjashtim disa ditë nga seancat plenare. Ata janë Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi.

Seancat e fundit plenare janë përfshirë nga tensioni dhe kaosi, pasi opozita bllokoi foltoren për mos plotësimin e kërkesës që të realizohej mocioni me debat me kryeministrin Rama dhe prezencën e tij fizike në sallë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat