Avokatja Eranda Gjonaj është shprehur se policia nuk e ka detyrimin ligjor të ndjekë një person pasi ë dalë nga burgu.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se kur gratë e dhunuara bëjnë një denoncim në polici, pyetja e parë që bëjnë autoritetet është çfarë bërë që të rrahu?
“Edhe policia duhet të mbajë përgjegjësi. Edhe policia nuk e ka detyrimin ligjor që ta ndjekë pasi del nga burgu.
Pyetje e parë që ju bëjnë grave të dhunuara kur bëjnë kallëzimin , është çfarë bërë që të rrahu. Nuk është përgjegjësia 100% e policisë. Duhet të ketë një vendim që ai të ndiqe”- tha ajo.