Protesta e 3 marsit, Berisha: Protesta vazhdon pavarësisht nga vendimi i Gjykatës

Shqipëria

Protesta e 3 marsit, Berisha: Protesta vazhdon pavarësisht nga vendimi i Gjykatës

Më: 2 mars 2023 Në ora: 09:07
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur me protestën e 3 marsit. Teksa dje në mbrëmje ishte i ftuar në një studio televizive, ai u pyet për protestën e 3 Marsit, ndërsa theksoi se ajo do të jetë paqësore dhe do të japë mesazhe të rëndësishme.

“Kjo nuk është protestë apo revolucion për PD-në, por për interes më jetike të çdo shqiptari që pavarësisht bindjeve politike beson se ky vend nuk mund të shuhet me këto ritme. Nga kjo Shqipëri që kemi sot pas 16 vitesh. Fillon në ora 12 të ditës, vazhdon me programin e saj, mesazhet e saj, vetë protesta tregon forcë, e cila nuk është vetëm dhuna, forcë është dhe paqja, komunikimi që jep. Synohet të dërgohet një mesazh i qartë se ky revolucion nuk ka të ndalur dhe se Edi Rama është një kufomë politike shumë e rrezikshme për vendin dhe më gjerë”, deklaroi ai.

Po ashtu, në fjalën e tij, më 3 mars, Berisha theksoi se protesta e thirrur nuk është një presion ndaj Gjykatës së Tiranës.

“Është absolute, e qartë si drita e diellit se ku është shumica dhe kush e ka ndjekur pikë për pikë legjitimitetin dhe kush ka shkelur parimin e drejtësisë duke u bërë palë. Nuk besoj se gjykatësit do të pranojnë në këto kushte të gjykojnë për një palë që s’ka qenë palë dhe s’do pranojnë kurrë të përjashtojnë pluralizmin. Ky është revolucion, ne jemi të përgatitur për proceset legjitime zgjedhore me radhë, nuk heqim dorë nga lëvizja jonë. Nuk ka stabilitet Shqipëria me Edi Ramën. Ne ndjekim procesin zgjedhor me shumë vëmendje, ka shkelje monstruoze, të paimagjinueshme. Kjo nuk do të thotë se do e bojkotojmë, do marrim pjesë në zgjedhje dhe vazhdojmë procesin. Ka një ndërhyrje të Ramës në këtë proces, Olta Xhaçka, i thotë një ambasadori para një jave se është vendosur në këtë mënyrë me gjykatësit. Po të marrim këtë dhe po të marrim deklaratën e Ballës në Kuvend tregon ndërhyrjet e tyre të jashtëzakonshme. Unë garantoj që s’ka asnjë qëllim, protesta vazhdon pavarësisht nga vendimi i Gjykatës, nuk është presion ndaj Gjykatës. Kemi një armik, e kemi të fiksuar”, nënvizoi Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat