Debatet mes opozitës dhe maxhorancës për çështjen McGonigal kanë vijuar edhe pas largimit të kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi ku dha sqarimet e tij, duke theksuar se nuk ka asnjë hetim për të në lidhje me këtë dosje ashtu sikurse pretendon Partia Demokratike.
Fjalën e ka marrë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili referuar dosjes ka thënë se personi “A” është mik i opozitës, ndërsa shtoi se lidhjet do të dalin shumë shpejt.
“Nëse McGonigal do të ishte paguar nga personi A që është një mik i njohur botërisht i këtij krahut këtej, personi A do të ishte në burg dhe nuk do të ishte bërë foto në mes të Tiranës me Artan Hoxhën dhe as nuk do të festonte vitin e ri duke e ngrënë dreka e darka me eksponentë të rëndësishëm të revolucionit, madje krahu n më të fuqishëm të revolucionit, në lokalet më luksoze të Tiranës , por duroni se do i dalin pak më vonë kur të përfundojë procesi në Amerikë.
Do të dalin dhe lidhjet e juaja me personin A”– tha ai.