Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje qytetarëve të ndëshkojë me votë qeverinë në zgjedhjet e 14 Majit.
Ai shprehet se gjykata është lënë pa gjykata duke e cilësuar këtë një marrëzi të qëllimshme të Rilindjes.
Statusi i Ilir Metës
Lënia e Shkodrës pa gjykata është një marrëzi e qëllimshme e “Rilindjes”.
Sot në Shkodër qytetarët vuajnë mungesën e drejtësisë, punësimit dhe zhvillimit nga kjo bandë që është armike e interesit publik.
Ndaj më 14 Maj, në Shkodër dhe kudo në të gjithë Shqipërinë, ndëshkimi me votë për këtë bandë është i pashmangshëm.