Tjetër aksident në Tiranë, autobusi përplas dy automjete në kryqëzimin pranë ish-Ekspozitës

Shqipëria

Tjetër aksident në Tiranë, autobusi përplas dy automjete në kryqëzimin pranë ish-Ekspozitës

Më: 2 mars 2023 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku sërish shkaktar ka qenë një autobus urban.

Bëhet fjalë për një autobus i cili ka qenë duke kaluar në kryqëzimin pranë ish-Ekspozitës në momentin kur është përplasur me dy automjete.

Sipas News 24, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Pak ditë më parë në zonën e Shallvareve në kryeqytet, autobusi urban i linjës së unazës shkaktoi aksident masiv duke lënë të plagosur disa persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat