Vrasja e tre grave nga Dan Hutra/ Eksperti Karamuço zbardh detaje dhe bën deklaratën e fortë

Shqipëria

Vrasja e tre grave nga Dan Hutra/ Eksperti Karamuço zbardh detaje dhe bën deklaratën e fortë

Më: 3 mars 2023 Në ora: 11:14
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar detaje të reja në lidhje me krimet e Dan Hutrës.

Ai deklaroi se vrasësi që tronditi kryeqytetin ka shprehur pendesë para policisë, por ama vetëm për viktimat e pafajshme, që sipas tij janë qëlluar gabimisht dhe që nuk ishin shënjestër e tij.

Ndërkohë, Karamuço shtoi se nëse Hutra do kishte vepruar gjatë natës, ai do kishte vrarë më shumë persona pasi do lëvizte më lehtë.

“Ai ka shprehur pendese për personat që u përfshinë aty në mënyrë aksidentale. Që nuk kishte planifikuar të vriste. Nëse do ishte natë, do e kishte më të lehtë. Ai do kishte vrarë deri në 8 persona. Edhe nëse do qëllonte gruan tek Astiri do largohej aty lehtësisht. Po ashtu, nëse do hynte natën tek shtëpia e ish-gruas, do kishte vrarë të gjitha familjen, babin,ish-gruan, etj. Edhe mund  të kishte vrarë shënjestrën në Kombinat. Pra koha kur ai zgjodhi ishte e gabuar.”- tha Karamuço.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat