Nis seanca për vulën e PD, ja çfarë kërkon grupi i Alibeajt dhe grupi i Berishës

Shqipëria

Nis seanca për vulën e PD, ja çfarë kërkon grupi i Alibeajt dhe grupi i Berishës

Më: 3 mars 2023 Në ora: 11:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit me juridiskion të pergjithshem, ku do të merret vendimi se kush do të ketë vulën e PD,  Berisha apo Alibeaj.Trupa gjykuese përbëhet Elona Mihali kryesuese ndërsa anëtarë do jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Mësohet se gjatë seancës grupi i Alibeajt kerkon prishjen e vendimit ose kthimin e çështjes për rigjykim në shkallë të parë. Ndërsa Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i Berishës kërkon që gjykata te mos e pranoje padinë sepse gjykata eshte vene ne levizje nga nje pale qe nuk eshte pjese e procesit.

Po ashtu Kaso kërkon që të asistohet në seancë edhe nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.

Ndërsa Grupi Alibeaj perfaqesohet në seancë nga Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

“Vendimi i pranimit të ankimit nuk parashikohet në llojet e vendimeve përfundimtare dhe mund të deklarohet tani në gjykatë sipas kërkesës paraprake që parashtruam”, u shpreh Kaso.

Nga ana e tij përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa u shpreh kundër kërkesës së Ivi Kasos.

“Nuk duhen bërë këto kërkesa. Nuk është momenti për këto pretendime në këtë fazë. Mendojmë që kjo gjykatë të shqyrtojë të gjitha elementet e saj. 5 ditë para kemi bërë shtesa të ankimit tonë, ku kemi bërë të ditur për ankesat dhe kërkesat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat