Gazetari zbardh detaje tronditëse nga masakra me tre të vrarë: Ja itinerari i Dan Hutrës

Shqipëria

Gazetari zbardh detaje tronditëse nga masakra me tre të vrarë: Ja itinerari i Dan Hutrës

Më: 3 mars 2023 Në ora: 11:45
Dan Hutra

Gazetari Eduart Halili ka zbuluar me detaje ditën e sotme në emisionin “Breaking”, lëvizjet e vrasësit seria Dan Hutra, i cili dy ditë më parë terrorizoi kryeqytetin, duke u marrë jetën 3 grave.

Halili deklaroi se Hutra ka shfaqur shenja frike, pasi ka deklaruar se nuk do i kryente vrasjet e tjera, pas krimit të parë, nëse nuk do mbërrinte në kohë në banesën e ish-gruas. Gjithashtu, sipas gazetarit Halili, Hutra kishte frikë nga forcat RENEA, për këtë arsye nuk ka qëlluar drejt efektivëve në momenti ne arrestimit.

“Ai ka qenë problematik dhe në burg. Të burgosurit e tjerë ankoheshin për të, pasi ky krijonte sherre. Vladimir Kurti zihej me të, vëllai i një prej viktimave. Ai kishte planifikuar vrasjen me 4 pika. E nisi në Astir, ish-të ashuren që plagosi donte ta vriste sepse sipas tij i kishte marrë dikur 80 milion lekë borxh dhe nuk kishte pranuar t’ia kthente. Hutra ka deklaruar që në tentativën e parë ka zgjedhur të përdorë thikën sepse nuk donte të bënte zhurmë dhe ishte një zonë e populluar aty. Nuk do lëvizte dot shpejt. Ai nuk e vrau dot në dyqan 40-vjeçaren, pasi hynë njerëz aty. Ai ka shkuar më pas në shtëpinë e ish gruas, për të vrarë ish-vjehrrin. Pasi nuk e pagjetur, ai ka qëlluar motrën e Elona Hysit dhe kunatën e saj.

Pasi i kanë mbaruar fishekët e kallashnikovit, ka nxjerrë thikën dhe është përleshur me ish-gruan duke plagosur atë dhe nënën e saj.

Më pas shënjestër ishte Elona Kurti, motra e Vladimirit, të cilin e cilësonte si fajtor pasi i kishte shitur një armë vrasësit të babit të tij.

Nëse do gjente trafik, tha se do e linte vrasjen pasi do vonohej, por ka arritur shpejt. Ai ka pasur kontakte me familjen dhe e dinte që vëllai i Vladimir Kurtit nuk ishte në shtëpi dhe ai ka kërkuar nëse kishte njeri. Ai ka qëlluar direkt pastaj Elonën. Kur ka dalë në oborr ka qëlluar disa plumba drejt Elonës. Aty ishte dhe nëna por ai ka deklaruar se nuk donte ta vriste.

Pastaj është zhvendosur drejt Sharrës, ku ka pritur të vinte agimi që të vriste viktimën e 4-t. Ai nuk po orientohej dot me shtëpinë e shënjestrës, pasi kishte ndërtesa të reja. Prandaj u ngjit në një kodër. Ai vuante nga diabeti, por i ka mbaruar uji, dhe ka zbritur në një dyqan për të blerë. Në televizionin e dyqanit, në një media ka dalë foton e tij. Aty dhe shitësi ka ngrirë sepse e kishte vrasësin përballë.

Ai ka kërkuar ujë dhe një paketë cigare. E ka menduar ta marrë peng shitësin duke menduar që do detyrohej ta vriste, por se ka bërë sepse nuk donte të vriste njerëz të pafajshëm.

Ai ka deklaruar se nuk donte t’i vriste policët. Unë mendoj se ai kishte frikë, që dhe vetë e ka shprehur nga forcat RENEA. Ai i shihte si sfidë të madhe për t’i ekzekutuar. Ai hiqet si i fortë, por kemi të bëjmë me një njeri frikacak, burracak.”- tha Halili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat