Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga zyra për t’ju bashkuar protestës se opozitës.
I pari që doli nga selia e tij ishte Berisha, dhe pak pas tij Meta. Ky i fundit tha për mediat disa mesazhe.
“Kjo është e gjithë sfida. Duhet të ishte dorëhequr me kohë, nuk duhet të përdorë pozitën shtetërore për imunitet diplomatik.
Duhet të jetë në dispozicion të drejtësisë shqiptare në radhë të parë sepse ka shkelur Kushtetutën dhe së dyti edhe të drejtësisë amerikane”, theksoi ai.