Aksident në Sarandë/ Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë një person

Shqipëria

Aksident në Sarandë/ Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë një person

Më: 3 mars 2023 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar sot pasdite në Sarandë. Një person i cili drejtonte një mjet pune, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Veli Seiti ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 4 në qytetin bregdetar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat