Gjykata vendosi për vulën e PD-së, Meta: Akt i paralajmëruar nga Edi Rama

Shqipëria

Gjykata vendosi për vulën e PD-së, Meta: Akt i paralajmëruar nga Edi Rama

Më: 3 mars 2023 Në ora: 20:34
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në lidhje me vulën e Partisë Demokratike.

Meta shkruan se ky ishtte një akt i paralajmëruar nga Edi Rama, i cili sipas tij është një frikacak i tmerruar nga zgjedhjet.

Ai shton se më 14 Maj do të ketë përballë, opozitën fitimtare, shumë më të motivuar dhe më të organizuar se kurrë.

“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.

Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë.

Fitorja nuk ndalet!”, shkruan Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat