Shpërthimi i mobilierisë në Fushë Krujë, zbardhen detaje të reja

Shqipëria

Shpërthimi i mobilierisë në Fushë Krujë, zbardhen detaje të reja

Më: 4 mars 2023 Në ora: 10:13
Fushë Krujë

Detaje të reja kanë dal nga shpërthimi me eksploziv i mbrëmjes së djeshme në mobilerinë në Fushë-Krujë.

ABC News mëson se dëmët janë të konsiderueshme, por fatmirëisht për bizneset ngjitur me mobilerin kanë qenë të vogla.

Godina ishte marrë me qira nga D. Çangu nga Larushk, i cili është vëllai i dhëndrit të pronarit të ndërtesës, B. Caraci.

Ndërsa, lënda eksplozive është vënë pas objektit, me qëllim që autorët të shmangnin kamerat e sigurisë. Sa i përket, të dyshuarëve për shpërthimin, policia nuk ka ende një njoftim zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat