Zgjedhje e 14 majit/ PS bën lëvizjen e rëndësishme, ja vendimi që ka marrë

Shqipëria

Zgjedhje e 14 majit/ PS bën lëvizjen e rëndësishme, ja vendimi që ka marrë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 10:30
Partia Socialiste

Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon zyrtarisht të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Mësohet se në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve është dorëzuar kërkesa zyrtare e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti.

Në ditët në vijim pritet dhe mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kësaj kërkese.

Më herët, dorëzoi kërkesën për regjistrim PL, ndërsa pritet regjistrimi i grupimit “Alibeaj”, pas vendimit të gjykatës që i lejoi mbajtjen e vulës së PD.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat