Si do të marrë pjesë në zgjedhje? Ja çfarë u diskutua në mbledhjen e kryesisë së PD-së

Shqipëria

Si do të marrë pjesë në zgjedhje? Ja çfarë u diskutua në mbledhjen e kryesisë së PD-së

Më: 4 mars 2023 Në ora: 15:24
Selia e PD

Shumica e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike mendojnë se mënyra më e mirë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit është koalicioni.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në mbledhjen që u mbajt këtë të shtunë, një pakicë e anëtarëve të Kryesisë shohin si mundësi pjesëmarrjen në zgjedhje si kandidatë të pavarur.

Megjithatë, diskutimet do te vijojnë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar këtë pasdite, në orën 18.00.

Sali Berisha pritet të konsultohet me të gjitha forumet para vendimmarrjes finale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat