Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Vorës.
Në fjalën e tij, Meta deklaroi se mbi 50% e administratës së kësaj bashkie, s’kanë asnjë lidhje me komunitetin.
Sipas Metës, punonjësit vijnë vetëm për qokat e “Rilindjes”.
Meta: Ndryshimi është një nevojë ulëritëse. Vora është në një situatë dëshpëruese. pas 11 vitesh qeverisje të Ramës dhe pas 4 vitesh të një monizmi vendor. Në katër vite , katër kryetarë ka ndërruar Rilindja në Vorë.
Mbi 50 % e administratës në Vorë, nuk kanë lidhje me komunitetit, por vijnë për të marrë rrogën dhe për të bërë qokën për partinë e Rilindjes. Duhet të investohej në shërbim të komunitetit të infrastrukturës. 12 mln euro shkojnë në xhepin e Ramës dhe jo për infrastrukturën. Me të gjitha ata që janë prekur nga tërmeti është luajtur tragjedi.