Aksidenti në Bulqizë, “zhduket” drejtuesi i zetorit

Shqipëria

Aksidenti në Bulqizë, “zhduket” drejtuesi i zetorit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 21:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit në Gjoricë të Bulqizës. Një automjet tip Audi që po udhëtonte nga Maqellara në drejtim të Bulqizës u përplas me një mjet tip agregat në vendin e quajtur Ura e Drinit.

Siç duket nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë pasi mjeti tip audi ka pësuar dëmtime të shumta.

Për pasojë drejtuesi i mjetit veturë ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Dibrës.

Por nga vendi i ngjarjes është larguar drejtuesi i mjetit tip zetor bashkë me të.

Policia e Bulqizës e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet ndërsa është vënë në kërkim të mjetit bujqësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat