Meta: Indrit Hoxha do të jetë kryebashkiaku i ndryshimit

Shqipëria

Meta: Indrit Hoxha do të jetë kryebashkiaku i ndryshimit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 22:44
Kryetari i Partisëë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisëë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se qeveria rrëmben më shumë se 12 milion euro që duhet të arkëtoheshin në Bashkinë e Vorës nga bizneset dhe nuk i kthen ato në investime për qytetarët.

Komentet Meta i bëri përmes një postimi në Facebook, ku tha se në 4 vite “Rilindja” ndërroi 4 kryetarë të kësaj bashkie dhe sipas tij gjysma e punonjësve nuk kanë asnjë lidhje me komunitetin atje, por janë të importuar për qëllime partiake dhe personale.

Meta tha se kandidati Indrit Hoxha do të jetë kryebashkiaku i ndryshimit për ta kthyer Vorën në rrugën e duhur.

Reagimi i Metës:

Kënaqësi e veçantë të prezantonim sot me shtabin e Partisë të Lirisë kandidatin e Opozitës të Bashkuar për Bashkinë Vorë, z.Indrit Hoxha.

Në katër vite “Rilindja” ndërroi 4 kryetarë në Bashkinë e Vorës dhe më shumë se gjysma e punonjësve në administratën e Bashkisë nuk ka asnjë lidhje me komunitetin por janë të importuar për arsye partiake dhe personale.

Mbi 12 milionë euro që duhej të arkëtoheshin në buxhetin e Bashkisë nga qindra biznese të mëdha dhe të mesme rrëmbehen nga banda e “Rilindjes” dhe nuk investohen për infrastrukturën në shërbim të komunitetit.

Jam i bindur se Indrit Hoxha do të jetë Kryebashkiaku i Ndryshimit, i cili ka vizionin dhe vullnetin e duhur për ta kthyer Vorën në një ndër bashkitë më të suksesshme duke tërhequr investime cilësore dhe hapur vende pune të mirëpaguara. ✌️🇦🇱

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat