Ditë zie! Katër shqiptarët që vdiqën në tragjedinë greke

Shqipëria

Ditë zie! Katër shqiptarët që vdiqën në tragjedinë greke

Më: 5 mars 2023 Në ora: 09:25
Pamje nga tragjedia në Greqi

Dita e sotme është ditë zie në Shqipëri, ku flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi, mes të cilëve edhe 4 shqiptarë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë deklaroi se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka

Pavlin Bozo

Joanis Xhollas

Klaudia Lato

“Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, thuhet në njoftim.

Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, që u mori jetën deri tani të paktën 57 personave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat