Humb jetën një person në Elbasan, policia jep detajet e para

Shqipëria

Humb jetën një person në Elbasan, policia jep detajet e para

Më: 6 mars 2023 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën këtë të hënë pasi e ka zënë poshtë mjeti bujqësor me të cilin po punonte.

Policia e Elbasanit tha se viktima është shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, i cili duke drejtuar automjetin bujqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin bujqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat