Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Maliq, lëndohen dy vëllezërit

Shqipëria

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Maliq, lëndohen dy vëllezërit

Më: 6 mars 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në Maliq, ku shtetasi G.A, rreth 27-vjeç banues në fshatin Pojan, ka humbur kontrollon mbi automjetin tip “Volswagen” dhe ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident u dëmtua shoferi dhe vëllai i tij, shtetasi K.A, 30-vjeç, pasagjer në automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Mesnatën e djeshme, në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat