Grupi i Alibeajt ka çuar sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.
Ishte përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ai që depozitoi kërkesën për regjistrimin në KQZ të këtij grupimi politik për lokalet që pritet të mbahen pak pas muajsh.
Sefa në një deklaratë për mediet bëri me dije se praktika e regjistrimit ishte njësoj me partitë e tjera.
Sot, 6 mars, është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ.
Tre ditë më parë, më 3 mars, Gjykata e Apelit vendosi të kthente për gjykim në shkallën e parë çështjen e PArtisë Demokratike, duke i dhënë të drjetën e firmës Enkelejd Alibeajt.
Nga ana tjetër Sali Berisha deklaroi se kandidatët e tij do të regjistroheshin në KQZ përmes koalicionit me Partinë e Lirinë dhe PBDNJ-në.
Pas vendimit të Apelit, kandidatët e grupimit të ish-kryeministrit Berisha nuk mund të regjistrohen në KQZ me logon e PD-së.