Në faqen e Kancelarisë së Gjermanisë është shpallur data e takimit të Kryeministrit Rama me Olaf Sholz.
Rama do të qëndrojë në zyrën e Kancelarit nesër, ndërsa takimi do të fillojë nga ora 11:15.
“Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi me synimin për rolin e Shqipërisë si mikpritëse në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Tema të tjera të diskutimit do të jenë çështjet dypalëshe, ekonomike dhe të politikës së jashtme si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE” thuhet në njoftim.
Takimi i Procesit të Berlinit në Tiranë do të mbahet në fillim të vjeshtës, ndërkohë që data e saktë pritet të caktohet të martën gjatë takimit Rama Sholz.