Ish kreu i PD: Demokratët nuk e duan Metën, ja çfarë më tha Sokol Olldashi!

Shqipëria

Ish kreu i PD: Demokratët nuk e duan Metën, ja çfarë më tha Sokol Olldashi!

Më: 6 mars 2023 Në ora: 18:42
Ilir Meta

Anëtari i Partisë Demokratike dhe ish kreu demokrat per Kukesin, Ibsen Elezi, ka folur mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me vulën e PD-së. Elezi u shpreh se strukturat e PD nuk e donin Metën në koalicion, duke kujtuar dhe një bisedë me Sokol Olldashin vite më parë.

“Ku qëndron tradhëtia e Metës? Ju e mbani mend 21 janarin dhe protestën e opozitës për 700 mijë eurot e Metës, e cila ishte normale.

Berisha duhet ta largonte Metën nga koalicioni politik, por në vend të kësaj ai e mbajti atë kosto për partinë duke mos u konsultuar.

Demokratët nuk e donin Metën dhe e donin largimin e tij. Unë e kam diskutuar me Olldashin dhe ai në atë kohë më ka thënë se duhet të distancoheshim nga Ilir Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat