Rama uron mësimdhënësit shqiptarë për ditën e tyre

Shqipëria

Rama uron mësimdhënësit shqiptarë për ditën e tyre

Më: 7 mars 2023 Në ora: 08:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit.

Ai përmes Facebook-ut ka shprehur mirënjohjen më të thellë për ta. 

“Mirëmëngjesi, Gëzuar "7 Marsin" mësues të dashur, me përulësinë e mirënjohjen më të madhe ndaj Jush”, ka shkruar ai. 

Dita e mësuesit ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887. 

Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat