Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku firmos lëvizje brenda uniformave blu.
Ardian Çipa nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit emërohet Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër.
Bledar Çeliku, nga Gjirokastra emërohet këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme.
Në Elbasan komandohet drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë Drejtori.
Lëvizje pritet të ketë edhe në Dibër dhe Lezhë.