Deputeti Edi Paloka është shprehur se ftesa e Alibeajt drejtuar të kandidatëve të Primarëve që të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, është pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama.
Ai tha se në këtë mënyrë synon të shkatërrojë PD dhe opozitën shqiptare. Paloka ka theksuar se e gjitha është pjesë e hipokrizisë pasi vetë Alibeaj nuk i njihte Primaret.
“Alibeaj vulën e do prej Ramës dhe votat prej Berishës. Alibeaj nuk i njihte Primaret, ftesa për bashkëpunim, vazhdimin i hipokrizisë së lojë.
Do të jemi me partitë që kemi marrëveshje PL dhe PBDNJ, po ashtu po bisedohet edhe me parti të tjera.”, ka deklaruar Paloka.