Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar mësuesit me rastin e “7 Marsit”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nikolla shprehet se “7 Marsi” është një ditë mirënjohjeje.
Ajo shton se kjo ditë e veçantë është për mësuesit e mësueset që me talentin dhe me dashurinë e tyre përgatisin dhe edukojnë brezat e rinj për të ndërtuar të ardhmen.
“7 Marsi, Festa e Mësuesit, është një ditë mirënjohjeje.
Për mësueset e mësuesit që vit pas viti, ditë pas dite, orë pas ore, me energjitë, talentin, vizionin dhe dashurinë e tyre përgatisin dhe edukojnë brezat e rinj, për të ndërtuar të ardhmen!”, shkruan znj. Nikolla.