Pas skandaleve me publikimin e të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptar, BE dhe SHBA erdhën në ndihmë sistemit të kibernetikës duke i dhuruar miliona euro për forcimin e sigurisë kombëtare në vend, mirëpo AKSHI nuk dihet se ku po qarkullojnë ato para.
Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit nga viti 2019 deri ne 2023 kompania ‘Spot Communication’ ka marrë nga AKSHI 2.3 milionë euro.
Edhe pse mediat janë vënë në lëvizje duke iu drejtuar AKSHI-t ku nga këto të fundit nuk është marr ende një përgjigje zyrtare.
Drejtoresha e institucionit Mirlinda Kërçanaj, nuk është përgjigjur për veprimtarinë e “Spot Communication” tek AKSHI duke sinjalizuar rrojet që të mos lejohen gazetarët e asnjë media në ambientet e institucionit.
Edhe pse ligji për te drejtën e informimit I jep të drejtën çdo qytetari të informohet mbi paratë publike, ku investohen ato kur bëhet fjalë për lekët e taksa paguesve shqiptar, zonja Kërçanaj ka vepruar në mënyrë jo ligjore duke shkelur ligjin themeltar, atë të informimit.
Të njëjtin mendim shpreh dhe administratorja e subjektit ‘ Spot Communications’ Znj. Mirza Alibegaj e cila ka përfituar 2.3 milion euro nga AKSHI. Znj. Alibegaj tregohet hermetike me median dhe nuk jep asnjë informacion se për çfarë shërbimesh i ka kaluar kjo shumë, dhe si është përdorur.
Burime bëjnë me dije se një shumë e konsiderueshme e fondeve është keqpërdorur, duke mos iu përgjigjur mikrofonit të gazetarëve shtojnë akoma edhe më shumë dyshimet mbi transparencën e fondeve.
"Ora News" ka vijuar më tej, duke bërë kallzim në SPAK ndaj sublektit të “Sport Communcation” dhe drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Kaçanaj.