Një market në Kamzë në rrugën “Demokracia” ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit si pasojë e një lënde plasëse.
Marketit që i është vendosur lënda plasëse është në pronësi të djalit të ish-presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarri.
Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’.
Makina mori dëme të mëdha materiale por fatmirësisht, aso kohe nuk kishte persona të lënduar.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ku është është dëmtuar vetrata anësore e marketit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Do të jetë dëshmia e pronarit të biznesit që do të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
“Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”– njofton policia.