Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçare e cila ka braktisur fëmijët e saj.
Në njoftimin e policisë sqarohet se Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 20 ditë burgim 25-vjeçaren.
E reja me iniciale D.K akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, .
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasen D. K., 25 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.