Çudirat në këtë vend nuk kanë të ndalur, ku grushtat dhe dhe rastet e dhunës fizike janë shtuar shumë kohët e fundit.
Një rast i tillë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku nipi O. Zh, 20 vjeç ka goditur me grusht xhaxhain e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale si shkak i një debati mes tyre duke agravuar në përplasje fizike.
Njoftimi i Policisë:
“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin O. Zh., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, xhaxhain e tij”, njofton Policia.