Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale. Dy nga të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit.
“K. Z., 44 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;
B., 23 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë Ilir Kovaçi, 40 vjeç, person i shpallur në kërkim është arrestuar pasi ishte dënuar me tre muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike.
“Ilir Kovaçi, 40 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 3 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike”, njofton policia.