Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Fier. Një 33-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj.
Raportohet se shkak i plagosjes është bërë një sherr i momentit. 33-vjeçari është kthyer në banesë në gjendje të dehur dhe situata mes çiftit ka agravuar deri në dhunë fizike.
Autorja e plagoset mësohet se është nënë e tre fëmijëve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. 33-vjeçari i plagosur ndodhet në spital ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.