Takimi me Kim/ Alibeaj: Diskutuam për zgjedhjet e 14 majit dhe për rekomandimet e ODIHR!

Shqipëria

Takimi me Kim/ Alibeaj: Diskutuam për zgjedhjet e 14 majit dhe për rekomandimet e ODIHR!

Më: 8 mars 2023 Në ora: 14:23
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i Komanduar i Partise Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin e zhvilluar me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

‘Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve.

Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.

Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.’- shkruan Alibeaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat