Tritoli i vënë në vetratën anësore të një marketi në Kamëz është dëmtuar si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse.
Burime policore bëjne me dije se tritoli i është vënë subjektit me pronar Arbi Qarri, djali i Naim Qarrit, ish- presidentit të Klubit Kamëz.
Policia po heton disa psita pasi Nimi Qarri njihet në fushën e gurroreve dhe inerteve.
Nga ana tjetër ky i fundit deklaron se nuk ka konflikte dhe nuk ka dijeni se kush mund të ketë vënë sasinë plasëse.
Kujtojmë se Naim Qarrit i është bërë një atentat edhe në vitin 2017.