Lëvizje në qeveri, preken Financat dhe Ministria e Jashtme

Shqipëria

Lëvizje në qeveri, preken Financat dhe Ministria e Jashtme

Më: 8 mars 2023 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Këtë të mërkurë janë kryer disa lëvizje në kabinetin qeveritar. Besart Kadiaj, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, tanimë do të kalojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku do të jetë numri 2 i diplomacisë shqiptare.

Ndërkaq, Endrit Yzeiraj është emëruar zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat