​Shqipëri, tërmete nga veriu në jug

Shqipëria

​Shqipëri, tërmete nga veriu në jug

Më: 8 mars 2023 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Shqipëria u lëkund të mërkurën brenda 12 orëve nga 6 tërmete, bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave.

Sipas tij lëkundjet nisën nga mengjesi deri në mbrëmje.

Epiqendrat e lëkundjeve u regjistruan dy në Laç, një në Bilisht dhe tre në Konispol

Goditjet më të forta u regjistruan në Konispol 4.4 dhe 3.6 ballë më pas në Laç 3.2 ballë të shkallës rihter njoftoi Instituti i Gjeoshkencave.

Tërmeti i parë ra në orën 5.22 dhe i fundit në orën 19.30.

Nuk ka njoftime për dëme materiale veç panikut dhe frikës që përfshiu banorët e zonave të goditura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat